×
Saturday, January 18, 2025

Zv.presidenti i PE Papadimoulis: Hapja e negociatave në mars është e arritshme

December 13, 2019


Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europina, Dimitrios Papadimoulis, ka folur ditën e sotme për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Politikani grek, Papadimoulis tha në një intervistë për ABC News se “është thelbësore që Bashkimi Europian të ndryshojë gabimin historik që Këshilli i Ministrave bëri në tetor”.

Teksa u pyet nëse është e arritshme hapja e negociatave në mars, zv.presidenti i PE u shpreh optimist.

“Është e realizueshme, mund të bëhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqëndrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve”, theksoi Papadimoulis.

Zoti Papadimoulis. Bashkimi Europian është aktualisht i ndarë në dy grupime lidhur me politikën e zgjerimit. Disa shtete mbështesin propozimin e Francës për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit dhe kërkojnë rezultate në reforma, ndërkohë që një shumicë prej më shumë se 15 shtetesh kërkojnë paralelisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars. Cili është qëndrimi juaj ?

Dimitrios Papadimoulis:“Eshtë thelbësore për Bashkimin Europian të ndryshojë gabimin historik që Këshilli i Ministrave bëri në tetor. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një orientim europian. Ata kanë bërë përpjekje të shumta lidhur me reformat. Ata arritën marrëveshjen e Prespës, duke hapur rrugën për të ardhmen. Dhe e ardhmja ofron përfitim të ndërsjellë në kuadrin e perspektivës europiane. Nuk  bëhet fjalë vetëm vetëm një shpërblim vetëm për Maqedoninë e Veriut, por është edhe në të mirën e rajonit të Ballkanit, Greqisë dhe Bashkimit Europian në tërësi. Ndaj mendoj, se ne mund të kryejmë dy procese paralelisht. Së pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarësimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit të negociatave në 1961 deri në anëtarësimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës. Për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht brezin e ri, është procesi i demokratizimit dhe i modernizimit të vendit që jep shpresë lidhur me punësimin, prosperitetin e vendit dhe një të ardhme më të mirë sesa prindërit ose gjyshërit e tyre. Ne jemi duke bashkuar forcat, pasi Maqedonia e Veriut ka njê mbêshtetje pothuajse unanime në Parlamentin Europian me më shumë se 90% për hapjen e negociatave, ashtu si dhe në ekipin e Komisionit Europian të mëparshëm dhe të tanishëm. Në Këshillin e Ministrave, 24 nga 27 shtetet anëtare e mbështesin gjithashtu këtë ide.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments