×
Saturday, April 20, 2024

Zgjedhjet Në Kroaci/ Kandidati Shqiptar: Do Luftoj Për Pakicat Kombëtare

June 29, 2020


Të dielën e 5 korrikut në Kroaci mbahen zgjedhjet për parlamentin e ri. Në këto zgjedhje kandidon shqiptari, Idriz Sulejmani, i cili është një nga tre kandidaturat shqiptare në këto zgjedhje. Për të ështe hera e tretë që kërkon një madat, dhe asrsyeja është përfaqesimi i denjë i pakicës shqiptare ne Kroaci. Sipas Sulejmanit shqiptarët në Kroaci kanë shumë probleme, duke filluar me procesin e gjatë të marrjes së shtetësise, penisonin, blerjen e pronave etj.

Prej sa vitesh jetoni në Kroaci? Kjo është hera e parë që ju kandidoni në zgjedhje?

Unë jam  Idriz Sulejmani për ato që nuk me njohin. Me prejardhje jam nga Maqedonia, ndërsa jam i lindur dhe jetoj në Republikën e Kroacisë në qytetin më të bukur turistik, qyteti Borich. Është hera e tretë që po kandidoj. Duhet ta theksoj që kam humbur vetëm për tre vota, herën e dytë për shkak të disa arsyeve, humba me më tepër vota dhe kësaj rradhe besoj që e treat e vërteta. Jam I bindur se këto zgjedhje do i fitoj bindshëm.

Është kusht që të kesh lindur në Kroaci për të marrë pjesë në zgjedhje?

Po, patjetër. Duhet të jesh shtetas i republikës së Kroacisë me vendbanim në Kroaci. Është me ligj.

Ju kandidoni si  pavarur apo nën siglën e ndonjë partie në këto zgjedhje?

Jam i pavarur. Kandidoj për të drejtën e pakicave kombëtare.

Si ka shkuar fushata juaj elektorale deri tani? Si funksionon në Kroaci? Si kryhen fushatat elektorale?

Për shkak të situatës që është momentalisht me Covid-19, kemi vështirësi por kësaj rradhe fushatën jam duke e bërë dhe përgatitur me plan-program që do të vizitoj këdo shqiptar kudo që është në Republikën e Kroacisë. Normalisht duke ruajtur shëndetin e të gjithë të tjerëve, të vetes dhe të gjithë stafit tim. Jemi duke vepruar me rregullat që janë në Republikën e Kroacisë.

Ju jeni shqiptari i vetëm që kandidoni në këto zgjedhje apo ka edhe të tjerë?

Kësaj rradhe jemi tre shqiptarë dhe katër boshnjakë të cilët garojnë për një pozitë. Unë besoj se kësaj rradhe shqiptarët kanë më shumë shanse për të fituar këtë garë. Jemi në listën e pakicës kombëtare, të cilët do të jemi kandidatët e pesë pakicave, shqiptarët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit dhe sllovenët. Cili prej nesh do të ketë më shumë vota ndër shtatë garuesve, ai do të  përfaqësojë këtë grup të pakicave kombëtare.

Cili është programi juaj?

Pozita e shqiptarëve nuk është ende e mirë sepse ende përballemi me probleme të ndryshme si, shtetësia, probleme me neglizhencën administrative, marrja e shtetësisë kroate dhe vazhdimi i lejeqëndrimit, ku vlen të përmendet se kemi qytetarë, që jetojnë ndoshta 10 vite në Kroaci dhe ende nuk posedojnë shtetësi. Edhe më tutje ka luftëtarë shqiptarë që nuk gëzojnë pensionin nga shteti kroat edhe pse ishin pjesë e luftës për clirimin e shtetit kroat. Probleme ka edhe me blerjen e lokaleve, të drejtave të tyre. Mua më së shumti më shqetëson fakti se shteti kroat ju kërkon shtetasve kosovarë shpërnguljen nga Kosova dhe Serbia që është absurd. Meqë shteti kroat ka pranuar Kosovën dhe anasjelltas, Kosova ka pranuar Kroacinë por nuk kuptojnë pse bëhen diskriminime të cilët me të vërtetë nuk ka kuptim që u kërkojnë heqjen nga shteti i Serbisë. Për këro zgjedhje programi im bazohet në 10 pika të cilat janë; të drejtat e pakicave dhe avancimi i të drejtave politiko-ekonomike,  pakicat kombeëtare sipas ligjit kushtetues për pakicat të inkuadrohen në pushtetin qëndror dhe lokal, për shkak se kemi shumë shqiptarë të cilët munden të inkuadrohen në punë, punësim më të avancuar për pakicat. Nuk janë më shqiptarët që kanë qenë para pesë vitesh. Shqiptarët tashmë janë të shkolluar. Kemi shumë të rinj, kemi doktora shkencash, kemi shumë të rinj në fakultete të ndryshme, të cilët patjetër duhet të inkuadrohen në shoqëri që te ju jepet punësimi. Për këtë do të jetë zëri im i lartë në këtë parlament. Pika e katërt është avancimi i ligjit për blerjet e lokaleve afaristëve. Është e domosdoshme. Kemi shqiptarë që jemi këtu mbi 70 vite, 80 vite, gati një dekadë dhe ende nuk e shfrytëzojmë të drejtën për blerjen e lokaleve. Ruajtja dhe shfrytëzimi i së drejtës sociale dhe ndihma për studentët. Do të luftoj për shoqëri, për varfëri, shoqëri pa korrupsion, shoqëri pa krim, qasja e mirë e kulturave të pakicës kombëtare në mediat publike. E ardhmja e pakicave qytetare të barabarta në Kroaci. Nuk do të lejoj që shqiptarët të jenë populli i dytë por duhet të jemi të gjithë të barabartë se do ta shfrytëzojmë të drejtën që na jepet me Kushtetutë. Vlen të përmendet se shqiptarët janë të rregullt ndaj obligimeve ligjore në Kroaci dhe janë ndër pakicat e vetme që shumica nuk shfrytëzojnë ndihmën sociale nga shteti. Ky komunitet duhet të ndihmohet e jo të pengohet e të diskriminohet. Besoj që sidomos shqiptarët, janë ata që më pak e shfrytëzojnë të drejtën e sociales. Të gjithë janë me biznese të vogla, thjeshtë janë me familjet duke punuar nga 24 orë dhe ata duhet të marrin lëvdata e jo të pengohen. Për këtë arsye do të jem zë i lartë për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Ju prisni të përfitoni vetëm nga votat e shqiptarëve që jetojnë në Kroaci apo edhe vendasve apo edhe vota e Diasporës, emigrantëve? Cfarë pritshmërish keni?

Personalisht, normalisht pres votën e shqiptarëve, bashkëatdhetarëve të mi kudo që janë, në Europë, jashtë Europe, Maqedoni, Kroaci por jam i bindur që unë personalisht, do të kem edhe përkrahjen e pakicës maqedonase për shkak se vijnë nga Maqedoni por normalisht kam shumë miq, shokë dhe bashkëatdhetarë nga Kosova, pres votën e tyre. Fatkeqësisht në Kroaci nuk kemi shumë miks të popullatës shqiptare nga Shqipëria, por besoj se kësaj rradhe do më përkrahin të gjithë.

Sa shqiptarë jetojnë në Kroaci momentalisht në dijeninë tuaj?

Me regjistrimin e fundit të vitit 2011, janë diku tek 18 mijë shqiptarë.

Në Kroaci si  votohet, me lista të hapura , të mbyllura, si është sistemi atje?

Edhe kjo na shqetëson shumë. E kemi problem shumë të madh dhe në këtë pikëpamje jemi të diskriminuar dhe për këtë arsye më të vërtetë do të jem gjithashtu zë shumë I lartë në parlament. Shteti kroat është shtet europian, do të thotë shtet demokratik. Mirëpo, në këte pikëpamje ata na cënojnë të drejtën tonë për shkak se kur vjen votuesi të votojë, ata kanë përgatitur për ne dy lista; një listë është e partive politike ndërsa lista tjetër është e pakicave kombëtare. Do të thotë nuk ka drejtësi të barabartë sepse shteti kroat është demokratik dhe me automatizëm kur vendi i pakicës kombëtare vjen të votojë, ai duhet ta lidhë me listën e pakicës kombëtare për të dhënë të drejtën e tyre dhe për të na dhënë neve që jemi në listën e pakicës. Me automatizëm ata e dinë se ti voton për pakicën ndërsa në demokraci vota është e fshehtë dhe jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Përse kemi dy lista? Duhet të kemi një listë që të mos cënohet dhe të thonë që ti ke votuar për pakicën. Shumë njerëz, shqiptarë ose pakica kombëtare kanë frikë për të kërkuar listën e pakicës. Ata e dinë se nuk voton për pakicën, për partitë dhe këtu cënohet e drejta e tyre dhe ky është një diskriminim total.

Si administrohet vota e Diasporës në Kroaci, thatë që është e rëndësishme për ju në këto zgjedhje?

Si gjithëkund, vota e Diasporës është shumë e rëndësishme poir edhe këtu hasim në shumë probleme edhe për diskriminimin sepse ne ata që janë jashtë vendit ne Diasporë ju jepet njëfarë e drejte që për shembull kush është i regjistruar në ambasadë deri në datën 24, ata kanë të drejtën të votojnë por nëse nuk je i regjistruar në ambasadë deri në këtë datë, atëherë nuk te japin të drejtën të votosh. Edhe kjo cështje është diskriminuese. Dmth njerëzit i keqtrajton, njerëzve nuk u japin të drejtën pa marrë parasysh. Mirëpo, ka një lehtësim, duhet ta shpjegoj. Ata për shembull shqiptarë që kanë  shtetësi kroate dhe jetojnë jashtë vendit në Diasporë kudo që janë, në Europë ose jashtë Europe në rast se adresën e vendbanimit e kanë për shembull në Europë, Gjermani, Zvicër, Austri ose Skandinavi, atij i jepet e drejta të vijë të votojë atë ditë. Mirëpo, nëse ai e ka adresën në Kroaci dhe është për momentin në punë në Europë ose jashtë, ai duhet të regjistrohet deri në datën 24, përndryshe nuk i jepet e drejta të votojë.

Dilni, votoni me dinjitet, pa ofendime, pa ndasi sepse të gjithë jemi shqiptarë dhe pas datës 5 korrik sërish do jetojmë së bashku. Ju lutem të gjithë atyre që dëshirojnë të më përkrahin, duke ditur se une kam guximin dhe kam  mundësi dhe dijeni që të mbroj interesat e tyre të dalin të votojnë Idriz Sulejmanin, numër 6, me moton time “Të bashkuar për ndryshim”.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments