×
E diel, 17 Janar, 2021

Vrasja e 25 vjeçarit, ambasada e SHBA mesazh të prerë forcave politike: Mos nxisni dhunë

11 Dhjetor, 2020

Ambasada Amerikanë në Tiranë, ka reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një polic më 8 dhjetor.

Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ambasada shkruan se ngjarja është një tragjedi dhe i shprehim ngushëllime familjarëve.

Më tej thuhet se Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e LSI Kryemadhi për të diskutuar të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e drejtuesve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë publike dhe pronës dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet.

Ndërkohë ka kërkuar që ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën nuk duhet të bëjnë gabime të së kaluarës duke sugjeruar që dhuna është e pranueshme

Ambasada Amerikane u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbajnë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë popullit shqiptar të mbrohen dhe që zërat e tyre, përfshirë në protestë, të jenë në gjendje të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.

Reagimi i plotë:

“Vdekja e Klodian Rasha është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e LSI Kryemadhi për të diskutuar të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e drejtuesve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë publike dhe pronës dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet. Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë filluar një hetim. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe refuzimin e dhunës. Ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën nuk duhet të bëjnë gabime të së kaluarës duke sugjeruar që dhuna është e pranueshme. Ambasada Amerikane u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbajnë, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë popullit shqiptar të mbrohen dhe që zërat e tyre, përfshirë në protestë, të jenë në gjendje të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë“.

Pas ambasades se SHBA dhe BE e ambasadori gjerman Peter Zingraf ka bërë thirrje që të shmanget dhuna në protesta.

Sipas tij, dhuna nuk është një zgjidhje.

“Ngjarjet e ditëve të fundit më mbushin me shqetësim dhe trishtim. Vdekja e të riut më ka prekur edhe mua shumë. Është e rëndësishme dhe e drejtë, që kjo ngjarje të zbardhet plotësisht. Mendimet e mia janë pranë familjes së viktimës. Por ajo çka na mëson gjithashtu ky rast tragjik është – dhuna nuk mund të jetë zgjidhja. Ushtrimi i lirë i të drejtës për protesta është thelbësor për çdo demokraci. Por, edhe kur bëhet fjalë për gjëra shumë emocionale dhe elementare: vetëm protestat paqësore legjitimohen si demokratike. Unë i bëj thirrje të gjitha palëve, të heqin dorë nga dhuna”, shkruan ambasadori gjerman Peter Zingraf.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për