×
Friday, September 13, 2024

Von der Leyen: Solidaritet shëndetësor në trajtimin e pandemisë

September 16, 2020


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen bëri thirrje sot për solidaritet në trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe mbrojti një sistem më të fortë shëndetësor në nivelin e BE-së.

“Pandemia e koronavirusit të ri ka qartësuar nevojën për më shumë koordinim në nivelin e BE-së”, argumentoi kreu i krahut ekzekutiv të BE-së, edhe pse, aktualisht, pothuajse të gjitha kompetencat e politikës shëndetësore mbeten në nivelin e vendeve anëtare.

“Populli i Europës po vuan ende, pra, përparësia jonë e parë është të ndihmojmë njëri-tjetrin përmes kësaj situate”, vazhdoi ajo gjatë fjalimit të saj para eurodeputetëve në lidhje me situatën në BE.

Von der Leyen theksoi se financimi për programin shëndetësor të BE-së duhet të rritet,  dhe se do të ngrihet një agjenci e re europiane për kërkime dhe zhvillime të përparuara biomjekësore.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments