Von der Leyen përshëndet paketën franko-gjermane për rimëkëmbjen e ekonomisë europiane



Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përshëndeti sot propozimin konstruktiv të bërë nga Franca dhe Gjermania për rimëkëmbjen e ekonomisë europiane pas koronavirusit.
“Ky propozim është në përputhje me atë të përgatitur nga Komisioni, i cili, gjithashtu, do të marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha shteteve anëtare dhe të Parlamentit Europian”, tha ajo.
“Plani franko-gjerman e njeh madhësinë e sfidës ekonomike me të cilën po përballet Europa dhe me të drejtë thekson nevojën për të gjetur një zgjidhje që ka në qendër të përparësive buxhetin europian”, shtoi von der Leyen.
“Ky është një hap në drejtimin e duhur, por të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të përfshihen për të arritur një marrëveshje”, u shpreh presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në Twitter.
Eunews.al

