Kancelari gjerman Friedrich Merz nga Mali i Zi në nisje të samitit të Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të vendeve europiane u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të vijojnë reformat dhe të punojnë për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ndryshimi duhet të vijë nga ju, nga brenda vendeve tuaja. Ne kërkojmë që vendet e Ballkanit të ulen në tryezë, por progresi dhe reformat duhet të realizohen nga vetë këto vende”, u shpreh kancelari gjerman, duke theksuar se suksesi varet nga puna e përbashkët dhe angazhimi i secilit shtet.


