“Vaksina e koronavirusit mund të hidhet në treg para vjeshtës”
March 17, 2020
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, shprehu optimizëm se një vaksinë koronavirusi mund të hidhet në treg para vjeshtës.
Ky afat kohor është shumë më i shpejtë nga sa parashikohet nga autoritetet e shëndetit publik, të cilët presin 12 deri në 18 muaj që një vaksinë të jetë e disponueshëme për qytetarët.
Në një video, Von Der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë kundër koronavirusit. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion € në mbështetje financiare.
“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,” tha Ursula Von Der Leyen.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments