UKT: Bie ndjeshëm numri i ankesave për mungesë uji, vijon monitorimi i furnizimit në Tiranë

17 Sep 2026 14:53
Shpërndaje:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) bën të ditur se gjatë javës së fundit është shënuar një ulje e ankesave të qytetarëve për mungesë uji, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas UKT, të dhënat tregojnë një përmirësim të situatës së furnizimit me ujë në kryeqytet, ndërsa strukturat e institucionit vijojnë monitorimin e rrjetit dhe trajtimin e problematikave të raportuara nga qytetarët. Numri i ankesave ka shënuar një rënie prej 44.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u regjistruan 345 ankesa.

Reklamë Ola

UKT thekson se puna në terren dhe ndërhyrjet e vazhdueshme në sistem kanë si synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe garantimin e një furnizimi sa më të qëndrueshëm me ujë për banorët e Tiranës.