×
Saturday, July 18, 2026

Trump shtrëngon duart me Armand Dukën në pritjen e FIFA-s para finales së Botërorit

July 18, 2026


Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga FIFA në prag të finales së Kampionatit Botëror të Futbollit, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të shkurtër protokollar me Armand Dukën, zëvendëspresident i UEFA-s dhe president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Momenti është shoqëruar me një shtrëngim duarsh mes dy personaliteteve, ndërsa në pritje morën pjesë drejtues të lartë të FIFA-s, UEFA-s, federatave kombëtare dhe përfaqësues të institucioneve sportive ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e Armand Dukës në këtë aktivitet vjen në cilësinë e zëvendëspresidentit të UEFA-s dhe kreut të futbollit shqiptar, duke e vendosur Shqipërinë në mesin e përfaqësuesve të nivelit më të lartë të futbollit evropian në ngjarjen më të madhe sportive të vitit.
Finalja e Kampionatit Botëror po zhvillohet në SHBA dhe ka mbledhur figura të rëndësishme të politikës, sportit dhe biznesit nga e gjithë bota.




Comments are closed.