Trump ashpërson tonin ndaj Kubës: paralajmëron masa dhe zgjerim sanksionesh
Donald Trump ka bërë deklarata të forta lidhur me Kuba, duke sugjeruar se Shtetet e Bashkuara mund të “marrin kontrollin” e ishullit në një periudhë të shkurtër.
Sipas tij, një pjesë e popullsisë kubane do të mirëpriste një ndërhyrje amerikane, ndërsa ai la të kuptohet se pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, vëmendja e Uashingtonit mund të zhvendoset drejt Karaibeve.
Trump përmendi gjithashtu mundësinë e dislokimit të një aeroplanmbajtëseje amerikane pranë rajonit si formë presioni.
Paralelisht me deklaratat, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që zgjeron sanksionet ndaj Kubës, duke përfshirë edhe kompani dhe institucione financiare të huaja që bashkëpunojnë me Havanën. Sipas administratës amerikane, qeveria kubane vazhdon të konsiderohet rrezik për sigurinë e SHBA-së.
Në përgjigje, autoritetet kubane i kanë cilësuar masat si të padrejta dhe kanë bërë thirrje për dialog dhe ulje tensionesh.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vitet e fundit presionin ekonomik ndaj Kubës, duke kufizuar tregtinë dhe duke vendosur masa të reja ndaj sektorëve kyç si energjia dhe financat.







