×
Saturday, May 2, 2026

Irani propozon marrëveshje të re për Hormuzin dhe shtyrje të negociatave bërthamore

May 2, 2026


Një propozim i ri diplomatik nga Irani është paraqitur si pjesë e negociatave indirekte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe shtyrjen e bisedimeve për programin bërthamor në një fazë të mëvonshme.

Sipas një zyrtari të lartë iranian, i cili foli në kushte anonimiteti, Teherani ka paraqitur një kornizë të re që synon krijimin e një atmosfere më të favorshme për një marrëveshje të mundshme.

“Sipas këtij kuadri, negociatat mbi çështjen më të ndërlikuar bërthamore janë zhvendosur në fazën përfundimtare për të krijuar një atmosferë më të favorshme,” u shpreh zyrtari për agjencinë Reuters.

Propozimi parashikon gjithashtu që Irani të hapë plotësisht Ngushtica e Hormuzit për lundrimin ndërkombëtar, ndërsa në këmbim Shtetet e Bashkuara të heqin bllokadën ekonomike ndaj vendit.

Sipas të njëjtave burime, marrëveshja do të përfshinte edhe garanci të ndërsjella për ndalimin e sulmeve mes Iranit, SHBA-së dhe Izraeli.

Megjithatë, deri tani presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka pranuar këtë propozim, ndërsa negociatat mbeten të hapura dhe të pasigurta në një moment tensionesh të larta në rajon.




Comments are closed.