×
Saturday, May 2, 2026

Milani në garë për Champions, Allegri: Objektivi do të ndikojë merkaton

May 2, 2026


AC Milan ndodhet vetëm gjashtë pikë larg sigurimit të një vendi në UEFA Champions League, ndërsa përgatitet për sfidën e radhës ndaj Sassuolo në Reggio Emilia.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë pa Luka Modric, për shkak dëmtimi, një mungesë që trajneri Massimiliano Allegri e konsideron të rëndësishme.

“Jemi të zhgënjyer për dëmtimin e tij, edhe pse ai është shumë i etur të kthehet. Do ta zëvendësojmë me Jasharin ose Riçin, të dy janë përmirësuar shumë. Jashari në veçanti ka qenë një nënshkrim i shkëlqyer”, u shpreh Allegri.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kualifikimit në Champions për të ardhmen e klubit, duke nënvizuar ndikimin financiar në merkato.

“Arritja në Ligën e Kampionëve ose jo do ta ndryshojë merkaton me 100 milionë”, deklaroi trajneri.

Sa i përket një takimi të fundit me drejtuesit në Casa Milan, Allegri tha se është bërë një analizë e sezonit dhe se vendimet për të ardhmen do të merren pas përfundimit të tij.

“Gjithçka do të vlerësohet në fund, për të parë si mund të përmirësojmë punën e këtij sezoni. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të bashkuar për të mirën e klubit”, përfundoi ai.




Comments are closed.