Përplasje në PD, Salianji sulmon ashpër Berishën me akuza të forta

02 May 2026 16:49
Shpërndaje:

Debatet brenda Partia Demokratike janë ashpërsuar, pasi ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur me tone të forta kryetarit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk mund të pranohen në garën për drejtimin e partisë kandidatë të lidhur me Edi Rama.

Në reagimin e tij publik, Salianji përdori një gjuhë të ashpër dhe akuza direkte ndaj Berishës, duke e akuzuar për bashkëpunim me qeverinë dhe për përfitime personale.

“Sali ‘kolltuku’, plaku i lumtur në azilin e Ramës! Unë bëj burg, ti Sali bën lek nga regjimi i Ramës!”, u shpreh ai, duke vijuar me akuza për lidhje të dyshuara me zyrtarë të qeverisë dhe përfitime nga tendera e koncesione.

Reklamë Ola

Salianji theksoi gjithashtu se është dënuar padrejtësisht dhe se, sipas tij, është peng i një marrëveshjeje mes kundërshtarëve politikë.

“Nuk ia fal as Ramës dhe as ty një vit heqje lirie, as heqjen e mandatit dhe as ndalimin e kandidimit”, deklaroi ai.

Reklamë InterMedika

Përplasja vjen në një moment tensioni të lartë brenda opozitës, ku debatet për drejtimin e partisë dhe garën e brendshme kanë thelluar ndarjet mes figurave kryesore politike.