Tikhanovskaya: BE e ngadaltë në ndihmën ndaj Bjellorusisë



Kreu i opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya u ankua në një intervistë të botuar sot se Bashkimi Europian ka qenë shumë i ngadaltë dhe i pavendosur për të ndihmuar në mënyrë adekuate Bjellorusinë.
“Sa i përket Bashkimit Europian, kjo është dhimbja jonë. Duket se gjithçka u bë shumë ngadalë. Do të doja të ishte një reagim më i shpejtë”, deklaroi Tikhanovskaya.
Tikhanovskaya, 38 vjeçe, u arratis në Lituaninë fqinje pasi rezultoi e dyta në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale, ku pretendimet e opozitës ishin manipuluar në favor të presidentit autoritar, Alexander Lukashenko.
Ka pasur protesta masive në Minsk çdo fundjavë që nga zgjedhjet e 9 gushtit. Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se rreth 27 000 protestues janë arrestuar.
BE denoncoi zgjedhjet si “as të lira dhe as të drejta” dhe refuzoi të njohë Lukashenkon si presidentin aktual.
Tikhanovskaya thotë se ajo beson se BE duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar lëvizjen opozitare, në veçanti duke vendosur sanksione të mëtejshme ekonomike për t’i bërë presion Lukashenkos të tërhiqet.
Eunews.al
