×
Friday, February 7, 2025

Sulmet e opozitës ndaj SPAK, Balla: Sulme të pakuptimta, përzgjedhja e Prokurorëve në SPAK është bërë përmes një proçesi shumë të detajuar të Vettingut

December 28, 2019


Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka marrë në mbrojtje anëtarët e SPAK, të cilët janë vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës që në ditën e parë të punës së tyre.

I ftuar në emisionin “JAVA” në RTSH, Balla tha se përzgjedhja e Prokurorëve në SPAK është bërë përmes një proçesi shumë të detajuar të Vettingut.

Sipas Ballës sulmet e opozitës ndaj drejtuesit të SPAK, z. Arben Kraja dhe anëtarit z. Altin Dumani janë të pakuptimta.

“Unë ju thash që përzgjedhja e Prokurorëve në SPAK është bërë përmes një proçesi shumë të detajuar të Vettingut. Edhe pjesa që lidhet me z. Kraja si drejtues i SPAK për mandatin e parë 3 vjeçar dhe për z. Dumani që kush e di kur para sa vitesh pask pirë një kafe me Ulsi Manjën. Të dyja këto nuk janë arsyetime korrekte, sepse është e pakuptimtë. PD në datë 18 përshëndet ngritjen e SPAK dhe më pas ditën tjetër fillon historinë e radhës për anatemimin e SPAK.

Nuk është hera e parë që z. Kraja për shkak se në ditën e parë të punës së tij ka qëlluar në vitin 1989 apo 1990. Këtë çështje ndaj këtij Prokurori e kam dëgjuar dhe para 10 apo 12 viteve kur ky Prokuror kishte dosjen e rrugës Durrës-Kukës të Lulzim Bashës”, deklaroi Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments