Suedia, lehtësim financiar mes kostove të larta të energjisë

17 Aug 2022 23:03
Shpërndaje:

Qeveria suedeze ka planifikuar të shpërndajë 30 miliardë korona (2.84 miliardë dollarë) për të ndihmuar familjet të përballen me kostot e larta të energjisë, njoftoi sot kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.

Fondi do t’u shpërndahet familjeve suedeze ose drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes “Kraftnät”, e cila është përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike.

“Ne nuk do të lejojmë presidentin rus, Vladimir Putin të mbajë peng familjet suedeze dhe industrinë suedeze”, tha Andersson.

Reklamë Ola

“Tregu nuk ishte i përgatitur për situata ekstreme si kjo”, shtoi ajo.

Lufta e Putinit në Ukrainë është një arsye kryesore për rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa Evropa ka vazhduar të reduktojë varësinë nga gazi rus.

Reklamë InterMedika