Stadiumi i ri i Kukësit, Rama: Pasqyrë e fjalës së mbajtur dhe e respektit për komunitetin kuksian
April 23, 2022


Stadiumi “Kukës Arena” është një tjetër investim i qeverisë i ndërtuar sipas parametrave të UEFA-s me rreth 8 mijë vende.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stadiumi i ri i Kukësit ku ekipi i këtij qyteti do të përballet sot me Laçin në Superligë.
“MIRËMËNGJES, dhe me Stadiumin e Ri të Kukësit që sot pret sportdashësit për lojën e parë në fushën e rilindur, pasqyrë e fjalës së mbajtur si edhe e respektit të vërtetë për komunitetin kuksian, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.
Në këtë stadium është parashikuar që të zhvillohen ndeshje ndërkombëtare, ndërkohë që është i pajisur me një sallë konferencash për 80 persona, dhomën e delegatëve të UEFA-s me të gjitha standardet, dhomat e veshjeve etj.

