Spahiu në ISHP: Nis vaksinimi kundër gripit, 280 mijë doza falas për grupet prioritare

30 Sep 2026 • 11:05
Shpërndaje:

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka vizituar Institutin e Shëndetit Publik, ku është ndalur te dy masa të rëndësishme të parandalimit: zgjerimi i mbrojtjes me vaksinën HPV 9-valente dhe nisja e vaksinimit kundër gripit sezonal.

Sipas ministres, për vaksinimin kundër gripit janë vënë në dispozicion 280 mijë doza falas, të destinuara për grupet prioritare në të gjithë vendin. Shifra përputhet edhe me programimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2026, ku parashikohet vaksinimi sezonal i rreth 280 mijë personave. 

“Për vaksinimin kundër gripit janë vënë në dispozicion 280 mijë doza falas për grupet prioritare në të gjithë vendin”, shkruan Spahiu në postimin e saj.

Reklamë Ola

Ministrja u ndal gjithashtu te vaksina HPV 9-valente, e cila zgjeron mbrojtjen ndaj tipeve të virusit HPV që lidhen me kancerin e qafës së mitrës dhe forma të tjera të kancerit.

Kalimi nga vaksina HPV 4-valente në atë 9-valente është përfshirë në programin e imunizimit për vitin 2026, së bashku me përfshirjen e djemve në skemën e vaksinimit kundër HPV-së. 

Reklamë InterMedika

Spahiu e vendosi theksin te parandalimi si një nga shtyllat kryesore të politikave shëndetësore, duke nënvizuar rëndësinë e vaksinimit për mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit.

“Parandalimi është mbrojtja më e mirë për shëndetin e fëmijëve tanë dhe të gjithë komunitetit”, theksoi ministrja.