×
Thursday, July 25, 2024

“Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të nisur negociatat”

May 27, 2021


Qeveria gjermane gjykon se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për këtë po punon që bashkë me vendet e tjera të unionit më 22 qershor në Këshillin Evropian të vendoset pozitivisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kështu u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama ministri gjerman për Evropën Michael Roth.

“Ju e dini se ka pasur kushte për Shqipërinë dhe ne mund të themi… dhe ky është pozicioni i qeverisë sime, që Shqipëria ka shënuar arritje. Ndaj edhe ne po punojmë që më datën 22 qershor Këshilli Evropian të marrë vendimin e duhur,” – tha ministri Roth, i cili nënvizoi se BE parashikon një projekt investimesh prej 12 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.about:blank

“Në politikë vendoset sipas fakteve dhe faktet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (RMV) tregojnë se të dyja vendet duhet t’i nisin negociatat,” – vijoi ministri Roth, teksa pranoi se ka pasur një ngërç për procesin integrues të RMV-së.

Në fjalën e tij ministri gjerman premtoi më tepër angazhim për të zgjidhur çështjen mes Shkupit dhe Sofjes. Ai kujtoi se që gjatë presidencës gjermane të BE-së është negociuar vazhdimisht për zgjidhjen e problemit dhe se kjo po vijohet edhe nga presidenca portugeze.

Eunews.al



Comments are closed.