×
Monday, May 4, 2026

Shqipëri–Turqi, fokus në forcimin e bashkëpunimit strategjik: Hoxha pret ambasadorin e ri në Tiranë

May 4, 2026


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka pritur në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Turqisë në Shqipëri, Barış Erciyes, ku u theksua rikonfirmimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi u vlerësuan si të shkëlqyera dhe të konsoliduara ndër vite, të bazuara në respekt të ndërsjellë, besim dhe bashkëpunim të ngushtë, si dhe në lidhje historike e kulturore dhe interesa të përbashkëta si aleatë në NATO.

Gjatë takimit, palët diskutuan për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shfrytëzimin e potencialeve në sektorë kyç si siguria dhe mbrojtja, infrastruktura, turizmi, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.

Në fokus ishte gjithashtu zgjerimi i tregtisë dhe investimeve, duke marrë parasysh praninë e konsiderueshme të bizneseve turke në Shqipëri.

Hoxha dhe ambasadori Erciyes diskutuan edhe mbi rëndësinë e koordinimit për promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.




Comments are closed.