×
Monday, May 4, 2026

Edi Rama merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Armeni

May 4, 2026


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Armeni për të marrë pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian. Ky samit mbledh liderë nga e gjithë Evropa për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat politike e ekonomike në kontinent.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë aktivitet vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Gjatë samitit, pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.

“Një tjetër samit, një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet tona të përbashkëta dhe shqetësimet. Është një tjetër mundësi e mrekullueshme për të parë sa shumë gjëra mund të realizojmë së bashku dhe sa e rëndësishme është të shkojmë më tej me unifikimin e Europës”, u shpreh Rama.




Comments are closed.