Edi Rama ndan foton familjare nga samiti i Komunitetit Politik Evropian në Yerevan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Yerevan, Armenia.
Gjatë aktivitetit, Rama ka ndarë edhe foton familjare të liderëve pjesëmarrës, një moment tradicional i samitit që bashkon krerët e shteteve dhe qeverive nga e gjithë Evropa.
Ky samit mbledh liderë nga vende të ndryshme për të diskutuar mbi sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe sfidat e përbashkëta politike e ekonomike në kontinent.
Pjesëmarrja e tij vjen në kuadër të angazhimeve të Shqipërisë në proceset europiane dhe forcimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë punimeve të samitit pritet që liderët të trajtojnë tema me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe zhvillimin e mëtejshëm të Evropës.







