Shqipëri-Spanjë, rritje e bashkëpunimit për trashëgiminë kulturore
14 Dhjetor, 2020

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso.
“E ardhmja jonë e përbashkët është Bashkimi Europian dhe si do të thoshte edhe ambasadori i ri i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Marcos Alonso Alonso, duhet që të përgatitemi për këtë të ardhme. Dhe kjo duhet të fillojë nga njohja e njëri-tjetrit. Me ambasadorin spanjoll ramë në një mendje se kjo njohje duhet të nisë nga të rinjtë, të cilët sot ndihen europianë, që në lindje”, – tha Margariti.
Ministrja u shpreh se “trashëgimia kulturore, dixhitalizimi dhe komunikimi përmes gjuhës teknologjike janë disa nga fushat, ku interest tona puqen dhe do të na drejtojnë në projekte të përbashkëta”.
Eunews.al

Komente