Shënohen mbi 2 milionë raste me koronavirus në të gjithë botën

15 Apr 2020 15:33
Shpërndaje:

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën prej 2 milionë.

Sipas të dhënave të faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se numri i rasteve në mbarë botën ka arritur në 2 milionë e 65.

Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 614.246 e cila ndiqet nga Spanja me 174.060 raste, Italia me 162.488, Franca me 143.303, Gjermania me 132.210 dhe Britania e Madhe me 93.873 raste.

Reklamë Ola

Ndërsa në Kinë ku është shfaqur pandemia janë regjistruar 82.295 raste.

Ndërkohë vendet e tjera që kanë tejkaluar shifrën mbi 10 mijë raste janë radhitur si më poshtë:

Reklamë InterMedika

“Irani me 74.877, Turqia 65.111, Belgjika 31.119, Holanda 27.419, Kanadaja 27.063, Zvicra 25.936, Brazili 25.684, Rusia 21.102, Portugalia 17.448, Austria 14.234, Izraeli 12.046, India 11.487, Irlanda 11.479, Suedia 11.445, Koreja e Jugut 10.591 dhe Peruja me 10.303 raste”.

COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar deri më tani vdekjen e 126.755 personave ndërsa 484.597 janë shëruar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x