×
E diel, 25 Tetor, 2020

Shefi i diplomacisë europiane: Nuk jemi në garë se kush do t’i sjellë Vuçiçin e Thaçin pranë tavolinës

23 Qershor, 2020

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Fondit Marshal të Gjermanisë, ka folur edhe mbi mundësinë e rolit gjeostrategjik të Bashkimit Evropian në botë. Ai ka folur edhe për takimin e ardhshëm të kryetarëve të Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuqiç në Shtëpinë e Bardhë. Borell ka thënë se e përshëndët avancimin e arritur në kontestin afatgjatë në mes të Beogradit e Prishtinës, si dhe bisedimet e ardhshme në Shtëpinë e bardhë, të organizuara nga i dërguari special i pesidentit të SHBA-së Richard Grenell.

Ai ka theksuar se nuk është “në kurrëfarë gare me ShBA-në”, si dhe se askush nuk do të ishte më i lumtur se ai në qoftë se “administratës së presidentit Trump do t’i shkonte për dore arritja e një marrëveshjeje përfundimtare”. “Në qoftë se (si BE) nuk jemi të gjendje të zgjidhim një problem, i cili ekziston në fqinjësinë tonë më të afërt, ndërsa posedojmë mjaft kapacitet që ta zgjidhim, nuk do të duhej ta luajmë më rolin e faktorit gjeopolitik”, ka thënë Borell. Borell ka thënë edhe se “Beson se kryetari Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel e shohin si të volitshme që dy palët (Begradi e Prishtina) më në fund të ulen pranë të njëjtës tavolinë.” “As personalisht nuk po garoj për medalje se cila nga të dy palët do t’i sjellë pranë tavolinës së bisedimeve”, ka shtuar Borell.

Sidoqoftë, diplomati i lartë evropian theksoi gjithashtu se ekziston vetëm një dialog i bazuar strukturor: “Dhe është ai që zhvillohet nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Është emëruar një i dërguar i BE-së (Mirosllav Lajçak) “. Presidenti i Këshillit Evropian nuk ka komentuar vërejtjen e një gazetari se disa e shohin Uashingtonin më shumë në favor të Serbisë sesa të Kosovës, transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.  6/23/2020 Shefi i diplomacisë evropiane: Nuk jemi në garë se kush do t’i sjellë Vuqiçin e Thaçin pranë tavolinës – Gazeta Tema

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për