×
E hënë, 18 Janar, 2021

Rumani, opozita fiton zgjedhjet

7 Dhjetor, 2020

Social-Demokratët e opozitës në Rumani shënuan fitore kundrejt Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Social-Demokratët majtistë fituan 29.8 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind në Senat.

Partia Liberale Kombëtare, e cila është pro-evropiane, fitoi 25.1 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind në Senat.

Megjithatë, ka pak gjasa që Social-Demokratët të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët: 33 për qind.

Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian dhe miliona qytetarë të saj janë zhvendosur jashtë vendit viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.

Liberalët mbështesin integrimin më të afërt në BE, ndërsa Social-Demokratët janë më nacionalistë dhe më populistë.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për