Reformat, opinionet e Venecias dhe situata COVID-19, Balla bashkëbisedim me raporteren për Shqipërinë në PE, Isabel Santos

11 Jul 2020 • 16:34
Shpërndaje:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim online me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Maria Isabel Santos dhe Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se temë e diskutimit të këtij takimi ishin reformat kryesore që ka ndërmarë Shqipëria, procesi i rindërtimit si dhe situata ekonomike e krijuar nga pandemia COVID-19.

Sipas Ballës një temë tjetër diskutimi me raporteren për Shqipërinë në PE, Santos ishin edhe opinionet e Komisionit të Venecias që duhen adresuar, veçanërisht për Ligjin e mediave.

Reklamë Ola

Postimi i plotë i Taulant Ballës në Twitter:

Zhvillova një diskutim të shkëlqyer me raporteren e Parlamentit Europian
Isabel Santos dhe Ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca mbi reformat kryesore që po ndodhin; mbi procesin e rindërtimit; mbi situatën COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike; mbi opinionet e Komisionit të Venecias që duhen adresuar, veçanërisht për Ligjin e mediave.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x