“Reforma në Drejtësi dhe Reforma Zgjedhore, të domosdoshme për Shqipërinë europiane”
May 22, 2020
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, duke mbërritur në KPA, ka dhënë një mesazh për shqiptarët.
Yuri Kim tha se nuk duhet të vazhdohet më me lojëra, duke u shprehur se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore janë të domosdoshme që Shqipëria të mund të hyjë në familjen e madhe europiane.
“Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes europiane. Reforma Zgjedhore dhe reforma në drejtësi janë të domosdoshme. Mjaft më me lojëra.
Është koha të realiohet reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi, sic drejteuesit i kanë drejtuar popullit shqiptar, ashtu sikundër populli shqiptar pret”, tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments







