Rama publikon pamje nga QSUT: “Trajtim falas dhe standarde bashkëkohore në Bllokun Operator të Kirurgjisë”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT.
Në mesazhin e tij, Rama thekson se falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të stafit mjekësor, pacientëve u ofrohet trajtim falas, i sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore.
“Mirëmëngjes dhe me disa momente nga puna e përditshme në Bllokun Operator të Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Digjestive në QSUT, i cili, falë kapaciteteve të nevojshme dhe përkushtimit të strukturave mjekësore, garanton trajtim efikas, të sigurt dhe në përputhje me standardet bashkëkohore për çdo pacient, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Pamjet e publikuara pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor dhe kushtet në këtë strukturë spitalore, e cila konsiderohet një nga qendrat kryesore të shërbimit shëndetësor në vend.







