Rama pret në Tiranë zëvendëskryeministrin e Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani
Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, i cili po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Talabani u shoqërua nga një delegacion zyrtar, ndërsa takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Rajonit të Kurdistanit.
Kreu i qeverisë ndau pamje nga pritja në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite.
“Me Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e parë në Shqipëri”, shkroi Rama.
Vizita e Talabanit shënon kontaktin e parë zyrtar të këtij niveli mes palëve dhe pritet të shërbejë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.






