Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka përfunduar investimi për rrugën e Darëzezës në Fier, një projekt që synon të përmirësojë aksesin drejt zonës bregdetare dhe të lehtësojë lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se segmenti rrugor tashmë është përfunduar dhe është vënë në funksion të komunitetit dhe turizmit në zonë.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e Darëzezës, tashmë të përfunduar dhe në shërbim të banorëve e vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.
Rruga e Darëzezës konsiderohet një investim me rëndësi për lidhjen e zonës bregdetare me qytetin e Fierit, duke përmirësuar infrastrukturën lokale dhe duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e turizmit dhe aktivitetit ekonomik në këtë pjesë të qarkut.


