×
Wednesday, June 24, 2026

Rama për France24: Në Tiranë protestojnë kundër zhvillimit, në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë prej tij

June 24, 2026


Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për France24 se projektet zhvillimore në Shqipëri mbështeten nga komunitetet që përfitojnë drejtpërdrejt prej tyre, ndërsa kundërshtimet vijnë kryesisht nga protestues në Tiranë.

“Në Tiranë protestojnë ata që kundërshtojnë zhvillimin, ndërsa në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë drejtpërdrejt prej tij”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se zhvillimi ekonomik dhe investimet strategjike mbeten prioritet i qeverisë, ndërsa shtoi se debati publik rreth këtyre projekteve është ndikuar edhe nga faktorë dhe ndërhyrje të jashtme.

Sipas Ramës, mbështetja më e madhe për investimet vjen nga zonat ku ato do të realizohen, pasi banorët i shohin si mundësi për zhvillim ekonomik dhe punësim.




Comments are closed.