×
Monday, November 4, 2024

Presidenti i Parlamentit Europian Sassoli: I zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë

January 24, 2020


Me daten 28 janar do te mbahet Samiti i PE për Ballkanin Perëndimor. Pak dite para mbledhjes se rendesishme, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli eshte ndalur te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, duke permendur edhe vendin tone.

Ai nuk e fsheh zhgenjimin nga vendimi i KE, tetorin e vitit te shkuar per mos hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. 

“Mezi pres diskutime të frytshme me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar në mënyrë të vendosur në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. U zhgënjeva shumë nga dështimi i Këshillit të Evropës për të hapur negociatat e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, tetorin e kaluar. Tani është koha të ecim së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë.

Parlamentet janë thelbësore në këtë drejtim. Unë e mblodha këtë samit për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e axhendës së reformës së BE dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë këtë”, ka thënë Sassoli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments