×
Friday, May 8, 2026

“Porta e Alpeve”, deputetja e Shkodrës, Çela: 50 milionë euro investim për zhvillimin e veriut

May 7, 2026


Deputetja e PS për Shkodrën, Xhenis Çela, bëri të ditur se në Komision për Kulturën, Turizmin dhe Diasporpn u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare me Banka Evropiane e Investimeve për projektin “Porta e Alpeve”.

Projekti, tek i cili deputetja Çella ishte dhe relatore parashikon një investim prej 50 milionë eurosh, i fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës turistike, rigjenerimin urban dhe përmirësimin e lidhjes së zonave turistike në veri të vendit.

Sipas Çelës, ky investim do të krijojë më shumë zhvillim ekonomik, do të nxisë turizmin dhe do të sjellë më shumë mundësi për komunitetet lokale, duke e kthyer veriun në një destinacion edhe më të rëndësishëm turistik për Shqipërinë.




Comments are closed.