Pfizer kufizoi dërgesat e vaksinave, reagon ashpër BE, Von der Leyen: E papranueshme!
January 16, 2021
Bashkimi Evropian ka reaguar me urgjencë pas vendimit të kompanisë së vaksinave Pfizer për të ngadalësuar shpërndarjen e vaksinave në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.
Pfizer tha se po punon për të prodhuar më shumë doza se sa parashikohej në fillim për të arritur objektivin e 2 miliardë vaksinave brenda vitit 2021. Kanë qenë të menjëhershme reagimet pas këtij vendimi. 6 vende evropiane thanë se ky ngadalësim i Pfizer është i papranueshëm.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se ka kontaktuar menjëherë kompaninë, nga e cila kishte marrë konfirmimin për të dorëzuar dozat e premtuara për unionin në 3 muajt e parë të vitit.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments