×
Sunday, July 5, 2026

Përfundoi me sukses riparimi i defektit në linjën e transmetimit Ø1100 mm që furnizon depozitën e Kodër Kamzës

July 4, 2026


Ekipet e specialistëve të Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) përfunduan me sukses ndërhyrjen për riparimin e defektit në linjën kryesore të transmetimit prej çeliku Ø1100 mm, e cila furnizon depozitën e Kodër Kamzës.

Për orë të tëra, ekipet e UKT-së punuan pa ndërprerje në terren, duke zhvilluar një operacion intensiv për eliminimin e plotë të avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në sistemin e furnizimit me ujë.

Falë angazhimit dhe profesionalizmit të punonjësve, ndërhyrja u përmbyll me sukses në orën 04:30 të mëngjesit, duke garantuar rifillimin gradual të furnizimit me ujë për zonat e prekura.

UKT falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe siguron se do të vijojë të jetë në gatishmëri të plotë për të garantuar një shërbim sa më cilësor dhe të pandërprerë për të gjithë abonentët.




Comments are closed.