PD dhe tri parti të tjera refuzojnë konsultimet me Begajn për zgjedhjet vendore

29 Oct 2026 • 09:47
Shpërndaje:

Partia Demokratike, “Mundësia”, “Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” nuk do të marrin pjesë në konsultimet e thirrura nga presidenti Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Deri më tani, Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin me kreun e shtetit.

Konsultimet i paraprijnë dekretimit të datës së zgjedhjeve, të cilat parashikohen të zhvillohen brenda periudhës 15 prill–15 maj 2027.

Reklamë Ola

Sipas afateve ligjore të raportuara, presidenti duhet ta shpallë datën deri më 15 nëntor.