×
Friday, April 19, 2024

Pasojat e Brexit: 40% e Londinezëve do të dëshironin të jetonin në një shtet tjetër europian

January 28, 2021


Gati gjysma e banorëve të Londrës do të merrnin në konsideratë të linin kryeqytetin britanik në një kohë kur distrikti financiar i qytetit vazhdimisht po përpiqet të stimulojë rritjen ekonomike, raporton Bloomberg.

Rreth 40% e londinezëve do të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar për në një vend tjetër europian, sipas një sondazhi të realizuar në muajin shtator nga ofruesi i burimeve njerëzore Adecco dhe firma kërkimore YouGov.

Për krahasim, një studim i kryer në 2016 nga Grant Thornton i cili tregon se vetëm 16% e banorëve do të largoheshin nga Mbretëria e Bashkuar mes shkëputjes nga Bashkimi Evropian.

Të dhënat nxjerrin në pah faktin se pandemia dhe Brexit do të ulnin dëshirën e punëtorëve për tu zhvendosur në Mbretëri. Më herët, Korporata e Qytetit të Londrës (City of London Corporation), e cila mbikëqyr distriktin financiar të kryeqytetit, publikoi ​​një raport duke pretenduar se Londra do të rimodelohej në një qendër kushtuar fintech dhe financave të qëndrueshme.

Sidoqoftë, optimizmi me të cilin u shkrua raporti bie në kontrast me rrugët bosh të Londrës dhe me mijërat e banorëve të cilët u zhvendosën në qytete të tilla si Parisi dhe Frankfurti.

“Edhe nëse marrim parasysh marrëveshjen tregtare dhe programin e vaksinimit, nivelet e larta të pasigurisë i shtyn të rinjtë të kërkojnë punë jashtë Londrës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Nëse bizneset nuk veprojnë në këtë drejtim, ata do të rrezikojnë shanset e tyre për t’u kthyer në normalitetpër një periudhë afatgjatë”, shprehet Alex Fleming, president i divizionit të Evropës Veriore të Adecco-s. / Ziarul Financiar

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments