×
E diel, 25 Tetor, 2020

Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese, reagon Grenell: Mezi pres që ta vazhdoj punën me Qeverinë e Kosovës

29 Maj, 2020

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re.

Përmes një komunikate për media, Grenell thotë se mezi pret që të punojë me Qeverinë e Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende pune në rajon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Richard Grenell.

Që nga emërimi në pozitën e të dërguarit special të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka qenë kritik nga qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, nga e cila kërkonte me ngulm heqjen e tarifës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Grenell kritikoi qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Nën ndërmjetësimin ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti. E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë – Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për