×
Saturday, April 19, 2025

Parlamenti i Shqipërisë miraton me 96 vota anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj

December 17, 2020


Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 96 vota pro projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese” duke i dhënë mandatin anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar të Partise Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan në “Twitter” pas vendimit se kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë.

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla.

Balla Tw

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments