×
Sunday, September 8, 2024

Oxford zbulon ilaçin kundër Covid-19, gjendet edhe në Shqipëri

June 17, 2020


Studiuesit në Universitetin e Oxford kanë zbuluar një ilaç, steroid i njohur si dexamethasone, i cili pretendohet se do të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga koroanvirusit deri në një të tretën.

Ilaçi, i cila është ” në dispozicion dhe i përballueshëm në të gjithë botën”, është një steroid i cili do të zvogëlojë vdekshmërinë e të prekurve me koronavirus deri në një të tretën.

“Dexamethasone është ilaçi i parë i cili do të ulë vdekshmërinë nga Covid-19. Ky është një rezultat jashtëzakonisht shumë i mirë,” Peter Horby, Profesor i Sëmundjeve Infektive në Departamentin e Mjekësisë Nuffield, Universiteti i Oxford, dhe një nga Kryesorët e Hetimit për testimin e ilaçit.

“Përfitimi nga ilaçi është i madh në ata pacientë që janë mjaft të sëmurë për të kërkuar trajtim të oksigjenit, kështu që dexamethasone do të bëhet i përdorshëm për pacientët e infektuar me Covid-19. Dexamethasone nuk është i kushtueshëm dhe mund të përdoret menjëherë për të shpëtuar jetë në të gjithë botën.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments