OPEC+ drejt rritjes së prodhimit, por tensionet SHBA–Iran mbajnë tregun nën presion
OPEC+ pritet të miratojë një rritje modeste të prodhimit të naftës, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se ndikimi në treg do të mbetet i kufizuar për shkak të tensioneve mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, të cilat vijojnë të pengojnë furnizimet nga Gjiri Persik.
Sipas burimeve, shtatë vende anëtare kanë rënë dakord të rrisin prodhimin me rreth 188 mijë fuçi në ditë për muajin qershor, duke shënuar rritjen e tretë mujore radhazi.
Ky vendim synon të tregojë gatishmërinë e grupit për të shtuar furnizimin në treg sapo situata gjeopolitike të stabilizohet, ndërkohë që prodhimi mbetet i kushtëzuar nga zhvillimet në rajon.
Në vendimmarrje marrin pjesë vende kyçe si Arabia Saudite, Iraku, Kuvajti, Algjeria, Kazakistani, Rusia dhe Omani.
Ndërkohë, largimi i Emiratet e Bashkuara Arabe nga grupi këtë javë nuk ka ndikuar në planet për rritjen e prodhimit, edhe pse përbën një zhvillim të rëndësishëm për strukturën e organizatës.
Aktualisht, OPEC+ përfshin 21 anëtarë, përfshirë edhe Iranin, por vendimet mujore për prodhimin janë dominuar vitet e fundit nga një grup më i vogël vendesh kryesore.







