Dita Botërore e Lirisë së Medias, Taulant Balla: Liria e shtypit, gur themeli i demokracisë
May 3, 2026
Në Ditën Botërore të Lirisë së Medias, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përcjellë një mesazh vlerësimi për gazetarët dhe punonjësit e medias, duke theksuar peshën e pazëvendësueshme të punës së tyre në jetën demokratike të vendit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balla vë në dukje se përkushtimi dhe profesionalizmi i gazetarëve në informimin e publikut mbeten thelbësore.
Balla thekson se në një kohë kur dezinformimi po fiton terren dhe presionet ndaj gazetarisë së pavarur janë në rritje në shkallë globale, raportimi i saktë dhe i përgjegjshëm është bërë më jetik se kurrë.
Balla nënvizon se liria e shtypit është një nga shtyllat më të forta të demokracisë.







