Izraeli miraton marrëveshje miliarda dollarëshe për avionë luftarakë amerikanë
Izraeli ka miratuar një marrëveshje multimiliardëshe për blerjen e avionëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një përpjekje për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake dhe epërsinë ajrore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, marrëveshja përfshin avionë shumëfunksionalë F-35 nga Lockheed Martin dhe avionë luftarakë F-15IA nga Boeing.
Ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaroi se kjo marrëveshje është pjesë e planit strategjik “Mburoja e Izraelit”, që synon të sigurojë epërsi ajrore për dekadat e ardhshme.
Avionët F-35 konsiderohen ndër më të avancuarit në botë dhe tashmë janë pjesë e arsenalit izraelit, duke luajtur rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake.
Forcat ajrore të Izraelit kanë qenë kyçe në konfliktin në Gaza, ku janë kryer mijëra sulme ndaj objektivave të Hamasi, organizatë e shpallur terroriste nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, tensionet rajonale mbeten të larta, me përplasje të vazhdueshme me Iranin dhe përballje me Hezbollah në Liban.
Rritja e investimeve në mbrojtje është reflektuar edhe në buxhetin e vitit 2026, ndërsa shpenzimet ushtarake janë shtuar ndjeshëm që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, që ndezi konfliktin e fundit në rajon.







