Plani 14-pikësh i Iranit: Afate të shpejta për paqe dhe heqje sanksionesh
Sipas agjencisë iraniane Tasnim, Irani ka paraqitur një plan 14-pikësh si përgjigje ndaj një propozimi 9-pikësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës dhe përfundimin e luftës.
Ndërsa pala amerikane ka propozuar një armëpushim dy-mujor, Irani kërkon një qasje më të shpejtë, duke synuar përfundimin e plotë të konfliktit brenda një afati 30-ditor.
Propozimi iranian përfshin disa kërkesa kyçe, si garanci për të shmangur sulme të ardhshme, tërheqjen e forcave amerikane, lirimin e aseteve të ngrira, heqjen e sanksioneve dhe dëmshpërblime për dëmet e shkaktuara nga lufta.
Gjithashtu, plani kërkon përfundimin e të gjitha armiqësive, përfshirë edhe në Libani, si dhe krijimin e një mekanizmi të ri për menaxhimin e Ngushtica e Hormuzit.
Nga ana tjetër, Axios raportoi se propozimi përfshin një afat njëmujor negociatash për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përfundimin e bllokadës detare amerikane dhe mbylljen përfundimtare të konfliktit.
Sipas burimeve të cituara, pas arritjes së një marrëveshjeje fillestare, do të nisë një fazë e dytë negociatash njëmujore për të adresuar çështjen e programit bërthamor iranian.







