OKB kërkon heqjen e embargos amerikane ndaj Kubës, Shqipëria abstenon

28 Oct 2026 • 23:16
Shpërndaje:

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon heqjen e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës.

Rezoluta mori 130 vota pro, 17 kundër dhe 25 abstenime. Shqipëria, e përfaqësuar nga ambasadorja Suela Janinaj, ishte mes vendeve që abstenuan.

Votimi pasqyron mbështetjen e shumicës së shteteve pjesëmarrëse për heqjen e kufizimeve amerikane ndaj Kubës.

Reklamë Ola

Rezoluta shpreh qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe nuk ka fuqi ligjore detyruese.