×
Wednesday, December 11, 2024

“Nuk pranoj ultimatume nga Kosova”

March 5, 2020


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Uashingtoni është absolutisht i vendosur që Kosova të heq tarifën doganore për mallrat serbe në tërësi. Falënderues ndaj SHBA, presidenti Vuçiç, tha se megjithatë nuk mund të pranoj ultimatum apo kërcënime nga Kosova për njohjen e pavarësisë. Problemi mund të zgjidhet me dialog, por Serbia duhet të fitoj diçka.

“Çfarë ultimatum nga Kosova? Nga Prishtina mendoni? Ultimatum që ne ti njohim ata dhe të mos fitojmë asgjë? Nuk ka gjë nga kjo dhe nuk ka nevojë të flasim. Ata punën e tyre ne punën tonë dhe do ta shohim. Por, duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin rajonal njëkohësisht.” tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Komentet e Vuçiqit gjatë hapjes së një fabrike të çokolatës në qytetin e Novi Sadit, ishin se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm dhe andaj ka folur në SHBA edhe për mini Schengenin ballkanik, takimi i radhës i së cilit është shtyer pasi ishte paralajmëruar për në janar në Beograd.

“Unë jam i sigurt që shengeni i vogël do të ketë të ardhme të madhe. Do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit, por duhet të presim pak për shkak se është nervozitet i madh dhe ka turbulence politike. Por, jam i sigurt se pa të nuk do të ketë të ardhme për askënd prej nesh.” – vlerëson Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiq më parë ka thënë se Serbia është pro bisedimeve, por Kosova do të duhej të heq taksën dhe mos të bëj fushatë pro pavarësisë apo anëtarësim në organizatat ndërkombëtare në mënyrë që Serbia të ndaloj me fushatën kundër pavarësisë. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments