×
Monday, April 13, 2026

Nisin punimet në Kuvend, Rama prezanton programin qeverisës

September 18, 2025


Kuvendi është mbledhuar sot në seancë plenare. Kryeministri Edi Rama ka nisur të prezantoi programin politikë dhe qeverinë me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Në seancë do të zhvillohet debati me fokus te programi politik dhe më pas do të miratohet dekreti i Presidentit për qeverinë e re të propozuar nga kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministri Edi Rama.

“Konferenca e Kryetarëve ra dakord që të zbatohet rregullorja dhe çdo deputet të flasë 10 minuta në seancën e sotme plenare”, njoftoi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

Presidenti i republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi më 15 shtator ministrat e qeverisë së re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.

Gjatë kësaj seance maratonë, Kryeministri Rama pritet të prezantojë edhe programin qeverisës të mandatit të katërt.

Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Këshillit të Ministrave:

Edi Rama, Kryeministër
Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit
Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociator
Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.




Comments are closed.