Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli kishte goditur “zemrën e programit të pasurimit bërthamor të Iranit dhe përpjekjet e tij për të zhvilluar një armë bërthamore”.
Ai shtoi se sulmi kishte në shënjestër objektin kryesor të pasurimit në Natanz, si dhe shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë të përfshirë në zhvillimin e bombës dhe thelbin e programit të raketave balistike të vendit.
IDF po përgatitet për mundësinë e bombardimeve të rënda nga Jemeni dhe Libani, si dhe operacione nga Siria nga milicitë pro-iraniane.
”Pjesa më e madhe e operacionit po kryhet nga Forcat Ajrore, por Komanda e Frontit të Brendshëm dhe Komanda Veriore janë në gatishmëri të lartë”, theksoi


