×
Saturday, June 13, 2026

Netanyahu do të jetë izraeliti i parë që do të marrë vaksinën kundër COVID-19

December 9, 2020


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të jetë qytetari i parë në Izrael që do të marrë vaksinën kundër Covid-19. Netanyahu e ka njoftuar vetë këtë lajm duke shprehur besimin për vaksinën duke dashur të jetë një model për qytetarët e tjerë.

Një avion mbërriti afër Tel Avitit, me 100 mijë doza vaksina në bord. Një grup tjetër prej 500 mijë dozash pritet të mbërrijë në ditët e ardhshme si dhe 1 milion vaksina të tjera në javën e ardhshme.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
oldest
newest most voted